Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- A dëshiron?


A dëshiron? PDF Printoni E-mail

 

Image

 

    1. A dëshiron të i jesh afër All-llahut?
    I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Njeriu më afër Zotit të vet është atëherë kur është në sexhde, andaj luteni Allahun.”
    2. A dëshiron ta arrish kënaqësinë  All-llahut?

    I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me të vërtetë All-llahu kënaqet më një njeri që pas ngrënies së ushqimit falënderon All-llahun, dhe pas pirjes së ndonjë lëngut falënderon Allahun.”

        3. A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen?

        I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Lutja e cila bëhet mes Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet boshe.”

        4. A dëshiron që të shpërblehesh sikur të kishe agjëruar gjithë vitin?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Agjërimi i tri ditëve në çdo muaj është e nyejt si të agjërosh tërë vitin.”

        5. A dëshiron vepra të mira sa kodërat?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush merr pjesë në xhenaze deri sa t’i falët xhenazja ka shpërblim sa një “KIRAT”. Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim sa dy “KIRATA”. Sahabet [radijallahu anhum] e pyetën se ç’është KIRAT. U përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kirati është sa një kodër e lartë dhe e madhe.”

        6. A dëshiron të jesh shoqërues i të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Unë dhe ai që kujdesët për jetimin  në xhenet jemi si këta dy, - duke sinjalizuar për dy gishtat.

        7. A dëshiron shpërblimin e muxhahidit, apo falësit dhe agjëruesit që nuk pushojnë?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kujdestari i të vejave dhe të varfërve, është sikurse muxhahidi në rrugën e All-llahut, apo si falësi dhe agjëruesi që asnjëherë nuk pushojnë.”

        8. A dëshiron që të kesh dobi nga veprat e tuaja edhe pas vdekjes?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse vdes biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmiu i devotshëm, i cili bënë dua për atë.”

        9. A dëshiron të të lehtësohet një breng e botës tjetër?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai që ia lehtëson një besimtarit një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër.”

        10. A dëshiron që të të mbulohen turpet?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që ia mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë turpin edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.”

        11. A dëshiron të jesh bashkëshortja më e mirë?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Bashkëshortja më e mirë është ajo, e cila kur e shikon të gëzon, kur e urdhëron të dëgjon dhe respekton, e kur largohesh dhe mungon nga ajo, e ruan pasurinë tënde dhe vetveten e saj.”

        12. A dëshiron të jesh më i përsosuri në Besim (Iman)?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që sillet në mënyrë më të moralshëm dhe ai që sillet mirë me familjen e tij.”

        13. A dëshiron të mos jesh i pafat?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I pafat është ai, që bëhet rob i dinarit, i dërhemit, i kadifes, dhe i rrobave. I cilit kur i dhurohet diçka kënaqet e kur nuk i dhurohet, hidhërohet.”

        14. A dëshiron që All-llahu ta lehtësojë gjendjen?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që të varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t'ia lehtësojë (atij gjendjen) në këtë botë dhe botën tjetër.”

        15.  A dëshiron që të të ndihmojë All-llahu?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu gjithherë do t’i ndihmojë robit të Tij, derisa robi i Tij e ndihmon vëllaun e vet.”

        16. A dëshiron që All-llahu mos të jetë i zemëruar me ty?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e All-llahut, dhe zemërimi i All-llahut arrin me zemërimin e prindërve.”

        17. A dëshiron furnizim të bollshëm dhe jetë të gjatë?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dëshiron t’i japë All-llahu rrisk (furnizim) të bollshëm dhe jetë të gjatë e të begatshme, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.”

        18.  A dëshiron të posedosh një thesar të xhenetit?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “La haule ve la kuvete il-la bil-lah (shqip: Nuk ka mundësi e as fuqi tjetër pos All-llahut) është thesar prej thesareve të xhenetit.”

        19. A dëshiron shpërblim sikur të kishe fal namaz tërë natën?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e falë namazin e Jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur gjysmën e natës, kurse kush e falë namazin e sabahut me xhemat ka shpërblimin sikurse të kishte falë namaz tërë natën.”

        20. A dëshiron ta lexosh një të tretën e kuranit për 1 minutë?

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Surja “Ihlas”  (Kul huvallahu Ehad) është një e treta e Kuranit.”

 

Deri me tash jan 74295 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free