Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Rëndësia e ruajtjes së namazit


Rëndësia e ruajtjes së namazit


Namazi është shtylla e Islamit dhe radhitet menjëherë pas dëshmisë së All-llahut dhe Pejgamberit alejhi selam. Muslimanët duhet ta kryejnë këtë ibadet para të gjitha llojeve të ibadeteve të tjera.
Poashtu, edhe numri i namazeve ditore (pesë) iu urdhërua Pejgamberit, alejhi selam, në natën e Miraxhit.
Namazi është puna e parë për të cilin njeriu do të japë llogari në Ditën e Gjykimit dhe ai është ibadeti të cilin nëse e len njeriu, e humb fenë e vet.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Puna e parë që pyetet njeriu për të në Ditën e Kijametit është namazi, nëse jep provimin në namaz pyetet edhe për pyetjet e tjera, por nëse dështon në namaz do të dështojë edhe në pyetjet e tjera.”  Hadithi tregon se namazi është vepër dhe çelës i punëve të cilat pasojnë pas saj dhe nëse ajo punë pranohet atëherë punët e tjera i ka më lehtë por nëse nuk pranohet atëherë e ka vështirë për punët e tjera të përgjigjet. Personit pa namaz nuk i vjen në konsideratë puna tjetër por urdhërohet të tërhiqet zhagas në Xhehenem.
Lënia e namazit është mëkat i barabartë me daljen prej dinit Islam.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Mes njeriut dhe kufrit është lënia e namazit.”
   Poashtu, pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Gjëja e cila na ndan neve-muslimanëve dhe atyre jomuslimanëve është namazi dhe ai i cili e lë namazin ka dalë prej fesë (dinit)”.
   Omer ibn El-Hattabi ka thënë: “Për mua vepra më e rëndësishme e juaj është namazi. Kush e ruan atë, e ruan fenë e vet, e kush nuk e ruan, atëherë të gjitha punët i ka të pambrojtura (i janë të shkatërraua).”
    Ebu Derda ka thënë: “Nuk ka iman ai i cili nuk ka namaz dhe nuk ka namaz ai i cili nuk ka abdes.”
    Abdullah ibën Mes’udi ka thënë: “Ai i cili e lë namazin nuk ka fe (din).”
    Lënia e namazit është mëkat i madh për besimtarin, është errësirë e shkatërrim në këtë dynja dhe në ahiret. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Ai, të cilit i kalon namazi i ikindisë, është si ai, të cilit i është gjymtuar familja dhe pasuria e vet.”
Në Kur’an përshkruhet edhe dialogu midis besimtarëve dhe jobesimtarëve në Ditën e Gjykimit: (Besimtarët do të pyesin): “Ç’ju solli në Sekar (xhehenem)? (Jobesimtarët) do të thonë: Ne nuk ishim nga ata që faleshin, nuk i ushqenim të varfërit, përziheshim me të tjerët në biseda të kota dhe mohonim Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja”. (Muddethir: 42-43)
   Ibnu Kajjimi ka thënë: Të gjithë muslimanët janë në ujdi se lënia e namazeve farz me qëllim është prej mëkateve më të mëdha dhe se mëkati i tillë është më i madh te All-llahu se sa vjedhja, marrja (grabitja) e pasurisë, pirja e alkoolit, bërja e zinasë (prostitucioni), dhe personit që i bën këto mëkate i paraqitet dënimi në këtë dynja dhe në ahiret.

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Përderisa mbrëmë kam qenë duke fjetur më kanë ardhur dy persona dhe më kanë thënë: Zgjohu! Kam  ecur me ta dhe kam parë çudira të shumta dhe prej gjërave që kam parë janë: i kam parë dy njerëz- njëri i shtrirë ndërsa tjetri e merrte një guri të madh dhe i mëshonte me të në kokë dhe me këtë ia llomit’te kokën dhe ia bënte copë  copë,  pastaj pasi i binte nga dora e  merrte gurin me i sjellë  prapë dhe derisa i vinte me  i sjellë, kryet iu kthente përsëri si e ka pasur të shëndoshë dhe i mëshonte prapë me guri dhe kështu me radhë.”
Ky është personi i cili e lë namazin dhe do të ketë kështu dënim në varr deri në Ditën e Kijametit.
   Sikur që është haram mosfalja e namazit ashtu është haram edhe lënia e namazit derisa t’i kalojë koha, dukuri kjo e përhapur te shumë persona të cilët e lënë namazin për një punë të vogël të dynjasë, për shkak të përtacisë nuk zgjohen me falë namazin e sabahut me kohë, për shkak të ndonjë musafiri e punë të tjera. Abdullah ibn Mes’udi thotë: “Lënia e namazit është mosfalja në kohë të vet, e nëse ata e kanë lënë, atëherë janë jomuslimanë.”
Namazi është shtylla kryesore e fesë. Nuk ka falje për atë që nuk e kryen namazin, përveç kur personi humb vetëdijen. Në raste sëmundjesh të tjera, nuk ka arsye që namazi të mos falet, madje edhe kur njeriu është i paralizuar a i plagosur rëndë. Sipas sheriatit, të sëmurit i thuhet: “Pastrohu si të mundesh dhe sa të mundesh, ulu si të mundesh, por mos e lerë namazin, pastrohu me ujë e nëse nuk ke ujë merr tejemum, falu në këmbë e nëse nuk mundesh falu ulur, e nëse nuk mundesh edhe kështu, falu i mbështetur në krahun e djathtë apo i shtrirë në shpinë, e nëse as kështu nuk mundesh, lëvize kokën ose sytë, në kuptim të fjalëve të All-llahut: “Prandaj, sa të keni mundësi, ruajuni nga dënimi i All-llahut!” (Tegabun: 16)
Besimtari e ka për obligim që kur të hyjë në namaz të jetë i pastër, që leximin e Kur’anit në namaz ta bëjë me përulësi, si dhe t’i ketë të plota rukunë dhe sexhden.
Namazi ka qenë porosia e fundit e Pejgamberit, alejhi selam, para se të shpërngulet në Ahiret( ku thonte): “Namazin, namazin! Edhe ata që i keni nën kujdesin tuaj.” (Transmeton Ibn Maxhe)
 
E lusim All-llahun e Madhërishëm që të jemi nga ata të cilët e ruajnë namazin dhe të na bëjë trashëgimarë të Xhennetit Firdevs, ku do të jemi përgjithmonë, inshallah. (Amin)

Deri me tash jan 75510 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free