Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Dëmet e lakuriqësisë


Dëmet e lakuriqësisë


Të zbuluarit është mëkat ndaj All-llahut dhe jorespekt ndaj Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). S’ka dyshim se ai që bën mëkat ndaj All-llahut dhe nuk e respekton  Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nuk i bën dëm askujt përveç vetvetes.Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
“I gjithë ummeti im do të hyj në Xhennet, përveç atij që refuzon.”Shokët e tij të çuditur thanë:
“Kush refuzon o Resulull-llah?!” Ai (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) tha: ”Kush më respekton do të hyj në Xhennet, kurse kush nuk më respekton ka refuzuar.”


Lakuriqësia është prej mëkateve shkatërruese

Një ditë, te Pejgamberi (alejhis selam) shkoi Umejmutu bint Rukejka për t’iu besatuar për Islamin. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i tha: “M’a jep besën se nuk do të bësh shirk, nuk do të vjedhësh, nuk do të bësh zina, nuk do ta vrasësh fëmijën tënd, nuk do të trillosh ndonjë akuzë, nuk do të vajtosh dhe se nuk do të dalësh e zbuluar, ashtu si dilje në injorancë.”

Pra, me këtë kuptojmë se Pejgamberi alejhis selam krahasoi të zbuluarit e femrës me mëkatet më të mëdha.

Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) gjithashtu ka thënë: “Populli, i cili mban në dorë kamxhikë sikurse bishtat e lopës, me të cilët u binë njerëzve, si dhe gratë e veshura por të zhveshura, të cilat lëkunden gjatë ecjes, kokat (flokët) e të cilave janë si shpina e devës nuk do të hyjnë në Xhennet, e as që do të nuhatin erën e tij, ndërsa era e tij ndihet aq larg.”

Lakuriqësia është pasim i djallit dhe derë e së keqës së pandërprerë

Tregimi i Ademit dhe Havës me Iblisin na tregon qartë kujdesin e Iblisit për të zbuluar vendet e turpshme dhe përhapjen e amoralitetit. All-llahu thotë:
O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë shejtani sikurse i nxorri prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju del në shesh të zbuluarit e tyre…” (El-Araf: 27).
Ai i cili mendon dhe studion tekstet e ligjit të All-llahut, do t’i kuptoj dëmet e të zbuluarit në këtë botë dhe në botën tjetër, sidomos nëse kësaj i bashkangjitet edhe përzierja e gjinive.

Disa prej përfundimeve të padëshiruara

- gratë fillojnë të garojnë në zbulimin e bukurive (që është vepër e ndaluar) me qëllim që ta tërheqin shikimin e të tjerëve, gjë që shkatërron moralin dhe pasurinë dhe e bën gruan mall të lirë, i cili i ekspozohet çdokujt;
- shkatërrohet morali edhe te pjesëtarët e gjinisë mashkullore, sidomos te të rinjtë, të cilët më shpejt nxiten në vepra të ndaluara;
- shkatërrohen lidhjet familjare dhe përhapet mosbesimi ndërmjet anëtarëve të familjes;
- fillon tregtia me gra (në forma të ndryshme);
- fillon keqtrajtimi i çdo gruaje, pa marrë parasysh moralin e saj;
- përhapen sëmundjet. Pejgamberi (alejhis selam) ka thënë:
“Çdo herë që përhapet prostitucioni në një popull, në të përhapen edhe sëmundje dhe epidemi, të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre.”
- nuk i ipet rëndësi zinasë së syve. Pejgamberi (alejhis selam) ka thënë:
“ Zinaja e dy syve është shikimi”.
- merita për të zbritur dënime të ndryshme, të cilat janë më të rrezikshme edhe se shkatërrimet më të mëdha që i bën njeriu (sepse Zoti është më i fuqishëm se ai-njeriu).

Pejgamberi (alejhis selam) ka thënë:
“Nëse njerëzit e shohin ndonjë vepër të keqe dhe nuk e ndryshojnë, kam frikë se All-llahu i kaplon edhe ata me dënim.”
Andaj, bëhet pyetja: a thua vallë, është më me rëndësi heqja nga rruga e ndonjë pengese (guri, therre) gjë e cila është nga degët e besimit, apo fitneja (ngacmimi) e cila shkatërron zemrën, prish trurin dhe përhap imoralitetin ndër njerëz?!
Kësaj le t’i përgjigjet gjithsecila prej këndit të ndërgjegjes që ka, ngaqë përgjigjen e dimë të gjithë.

Imam Shafiu (rahimehull-llah) ka thënë:“Kënaqësia e njerëzve është qëllim i paarritshëm, kurse ti veproje atë që bën dobi. Pra, vazhdo dhe mos e merr parasysh atë që nuk bën dobi.
“All-llahu u garanton të devotshmëve dalje nga udhëkryqi dhe furnizim prej nga ata nuk e presin.”
Ai thotë:
“…E kush i frikësohet All-llahut, atij Ai ia çelë një rrugë dhe e furnizon prej nga nuk kujton fare…” (Et-Talak: 2,3).

Për fund, lus All-llahun që të na bëjë prej atyre që e adhurojnë Atë pandërprerë dhe të na bëjë prej atyre që e kuptojnë qëllimin e ardhjes në këtë botë. Amin!

Deri me tash jan 74288 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free