|
|
|
|
- Bamirësia ndaj prindërve
|
|
mëshirë ndaj fëmijëve të tyre, çka është shkak për mbikëqyrjen e tyre, shërbimin dhe mbrojtjen e tyre... Mirëpo, shtrohet pyetja: çka i dhuruan fëmijët baballarëve dhe nënave të tyre nga dashuria e respekti si shpagim për këtë? Pra, baballarët dhe nënat tona meritojnë një gjë si shpagim për mundin e tyre ndaj nesh, dhe ajo është ”Bamirësia ndaj prindërve”.
Ç’do të thotë ”Bamirësia ndaj prindërve”
Nuk ka njeri që mund të refuzojë vlerën e prindërve dhe pozitën e lartë që e kanë në zemrat tona… sa shumë butësi, mëshirë, dashuri, mbikëqyrje e mirëmbajtje kanë gjetur fëmijët te prindërit e tyre! Pagjumësi për fjetjen tonë, lodhje për arritjen e lumturisë dhe dëshirave tona, mund për shkollimin tonë…etj. Sa shumë kanë merita ndaj nesh e sa shumë meritojnë nderin dhe respektin tonë!
Bamirësia është shërbimi që kërkohet nga ne për prindërit tanë. Nëse e dëshirojmë lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër, duhet të jemi fëmijë që kemi kuptuar vlerën e prindërve e t’ju dhurojmë atyre nga bamirësia shumë më tepër sesa që ata kanë patur ndaj nesh.
A e dini se ç’do të thotë ”Bamirësia ndaj prindërve”. Është pyetur Hasen Basriu se ç’është bamirësia ndaj prindërve, dhe ka thënë:
”Të shpenzosh pasurinë për mbikëqyrjen tyre dhe ta japësh mundin maksimal në respektimin e tyre në atë çka të urdhërojnë, përveç nëse është mëkat.”
Vëlla dhe motër musliman-e, nuk mendoj se ju nuk dini se ç’është bamirësia ndaj prindërve, mirëpo vetëm desha t’jua tërheq vëmendjen që mos ta harroni. Çdo njeri që posedon mendje dhe logjikë të shëndosh e njeh bamirësin e prindërve, mirëpo shumë pak e rikujtojnë. Dijeni se Allahu, në shumë vende, në Kur’an, ka urdhëruar për bamirësi ndaj prindërve. Allahu thotë:
”Thuaj: Ejani t’jua lexoj atë që vërtet jua ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij në adhurim askënd, të silleni mirë me prindërit…” (El-en’am, 151);
”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që mos të adhuroni tjetër pos Tij dhe të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve…” (El-Isra, 23);
“Dhe ne e porositëm njeriun me bamirësi ndaj prindërve…” (El-Ankebut, .
Thotë Kurtubiu, komentuesi i njohur i Kur’anit:
”Kuptimi i bamirësisë në ajetet e lartpërmendura është respektimi i tyre, mbrojtja (e nderit dhe e pasurisë së tyre), mirëmbajtja e tyre, aplikimi i urdhrave të tyre si dhe butësia e jo kokëfortësia ndaj tyre.”
Vëlla dhe motër, nëse dëshironi ta kuptoni rëndësinë e bamirësisë ndaj prindërve, mjafton të meditoni se si Allahu, menjëherë pas urdhrit të prerë për adhurimin e vetëm të Tij, ka urdhëruar për respekt ndaj prindërve, andaj mos e harro këtë dhe mos u bë i pakujdesshëm...
Si duhet të jetë bamirësia ndaj prindërve
Bamirësi ndaj prindërve do të thotë të tregohemi të butë dhe të sjellshëm ndaj tyre dhe të mos lëmë mangët asgjë nga të drejtat e tyre. Bamirësia ndaj prindërve realizohet në disa aspekte:
1) Aplikimi i urdhrave të tyre
Dije se respektimi i prindërve është vaxhib/obligim për fëmijën dhe, po ashtu, edhe aplikimi i urdhrave të tyre, përderisa nuk urdhërojnë për mëkat. Allahu thotë Allahu në Kur’an:
”E nëse ata dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çfarë ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, por në çështjet e kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre…” (Lukman-15)
Madje, dijetarët nga Selefët kanë dhënë fetva se, nëse prindërit urdhërojnë fëmijën e tyre të mos agjërojë me agjërim vullnetar/nafile, ai duhet t'i dëgjojë në këtë. Është pyetur Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, për njeriun i cili agjëron me agjërim vullnetar, pasi njëri nga prindërit e urdhëron ta prishë agjërimin, dhe ai u përgjigj:"Është transmetuar nga Hasen Basriu se ai duhet ta prishë agjërimin, dhe për këtë ka shpërblim si edhe shpërblimin e agjërimit, edhe nëse nuk agjëron”.
2) Ulja e zërit pran tyre dhe të biseduarit me butësi
Është fatkeqësi që sot shumica, kur bisedojnë me prindërit e tyre, ngritin zërin e tyre dhe as që tregohen të edukuar ndaj tyre. Padyshim se kjo është mëkat ndaj tyre, për të cilën Pejgamberi, alejhi salatu ve selam, ka tërhequr vërejtjen. Allahu xhel-le she’nuhu thotë:
“Nëse njërin prej tyre ose që të dy i ka kapluar pleqëria pran kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre "Uf!" e as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të mira respektuese.” (El-Isra, 23).
Dhe ja, ky është Ibn Avni, Allahu e mëshiroftë, që liroi dy robër nga robëria, pasi njëherë kishte ngritur zërin më tepër se zëri i nënës së tij, kur e kishte thirrur.
3) Nderimi, respektimi, modestia dhe ulja e vetvetes ndaj tyre
Padyshim se kjo është nga kushtet e kërkuara për bamirësin e tyre, ngase shumica e fëmijëve tregohen mendjemëdhenj ndaj prindërve të tyre, sa që, kur urdhërojnë për diç fëmijët e tyre, ndiejnë nënçmim dhe poshtërim, posaçërisht kur fëmija është i rritur. Mirëpo, këta injorantë nuk e dinë se mu poshtërimi dhe nënçmimi i Allahut është mbi ta, kur ata refuzojnë dëgjimin ndaj tyre. Allahu xhel-le she’nuhu thotë:
”Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës dhe mëshirues, dhe thuaj:'O Zoti im, tregohu i mëshirshëm ndaj tyre, ashtu sikurse ata u treguan të mëshirshëm në edukimin tim, kur isha i vogël” (El-Isra,24).
Urvetu ibn Mes’udi, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, thotë se qëllimi i këtij ajeti është plotësimi i çdo kërkese të tyre. Kurse, Tavus ibn Kejsani, Allahu e mëshiroftë, thotë:”Prej Sunetit është respektimi i katër gjërave: dijetarit, të moshuarit, prijësit dhe prindit”.
Njëherë e një kohë, Ebu Hurejra, radijallahu anhu, pa dy njerëz dhe i tha njërit prej tyre:”Kush është ky njeri afër teje?" Tha:"Babai im". Ebu Hurejra i tha:"Nëse dëshiron respektimin e tij, atëherë kurrë mos e thirr atë me emrin e tij, mos ec dhe mos u ul para tij”.
4) Kërkimi i lejes nga prindërit, kur dëshirojmë udhëtime të largëta, si p.sh kërkimi i diturisë dhe të ngjashme
Nga bamirësia ndaj tyre është kërkimi i lejes së tyre, nëse personi ka vendosur të udhëtojë në një vend ku do të qëndrojë një kohë të gjatë. Në këtë rast kushtëzohet arritja e kënaqësisë së tyre, dhe duhet të kesh bindjen se kërkimi i lejes nga ata është vaxhib, edhe nëse qëllimi i udhëtimit është xhihadi/lufta në rrugën e Allahut.
Talhah ibn Muavijeh es-sulemi, radijallahu anhu, thotë:”I erdha të dërguarit të Allahut, alejhi salatu ve selam, dhe i thashë:'O i dërguari i Allahut, dëshiroj të shkoj në Xhihad (të luftoj në rrugën e Allahut)'. Më tha:'A e ke të gjallë nënën?' Thashë:'Po'. Ma ktheu:”Kujdesu për nënën, se xhenneti është nën këmbët e saja'”. (Transmeton Taberani, dhe Albani thotë se hadithi është i vërtetë. Shiko ”Sahihut-tergib”, hadithi 2483).
Një njeri i erdhi të dërguarit të Allahut, alejhi salatu ve selam, dhe i tha:"Kam ardhur të besatohem ty për shpërngulje (në Medine), por i lashë prindërit duke qarë". Muhamedi, alejhi, salatu ve selam, i tha:"Kthehu dhe bëji të qeshin ashtu siç i ke bërë të qajnë”. (Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu dhe ibn Maxheh, dhe hadithi është i vërtetë, sipas Albanit në “Sahihu Ebi Davuud", hadithi 2528).
5) Shpenzimi i pasurisë për mirëmbajtjen e tyre
Nga kushtet e bamirësisë ndaj tyre është edhe shpenzimi i pasurisë sonë për çdo gjë që ata kanë nevojë. Transmeton Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se një njeri tha:"O i dërguari i Allahut, unë kam pasuri dhe fëmijë, mirëpo babai im e dëshiron pasurinë time". Pejgamberi, alejhi selam, tha:"Ti dhe pasuria jote i takoni babait tënd”.
|
Deri me tash jan 74286 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...
|
|
|
|