Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit


Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit


Forma e faljes së namazit duhet të jetë e bazuar në Kur’an dhe në traditën profetike, sepse, Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur” dhe, faljen e Pejgamberit (alejhi selam) e kanë transmetuar shumë hadithe.

Ne po i përmendim veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit: 


1.Tekbiri fillestar:
Kjo do të thotë që të fillohet namazi duke shqiptuar frazën: “Allahu Ekber”.
Aliu (radijallahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Çelësi i namazit është pastërtia. Veprimi që e fut njeriun në namaz është marrja e tekbirit dhe ai që e nxjerr prej tij është teslimi.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu)
Teslimi është thënia e frazës: ”Es-Selamu alejkum ue rahmetullah” në fund të kryerjes së namazit

2. Kijami ose qëndrmi në këmbë gjatë faljes së namazeve të obliguara (për ata që munden).
Allahu i Lartësuar thotë: “Falni namazet si dhe atë të mesmin dhe qëndroni në këmbë për Allahun me devotshmëri.” (El-Bekare: 238)
Omer bin Husejni tregon se kishte pasur disa probleme fizike, kështu që e kishte pyetur Profetin (alejhi selam) në lidhje me namazin dhe ai i kishte thënë: “Falu në këmbë! Nëse nuk mundesh, atëherë falu duke qenë i ulur e nëse nuk je në gjendje të falesh as në këtë mënyrë, atëherë falu i shtrirë (në njërën anë të trupit). (Buhariu)
Pra, Allahu i Lartësuar nuk e mundon njeriun përtej mundësive të tij. Nëse personi gjatë faljes së namazit nuk mund të qëndrojë në këmbë për arsye të ndryshme, mund të falet në atë mënyrë që mundet duke e marrë shpërblimin e plotë për namazin të cilin po e fal.

3. Këndimi i Fatihasë në çdo rekat.
Ebu Hurejra (radijallahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Ai që fal një namaz dhe nuk e këndon kapitullin e hapjes së Kur’anit (Fatihanë) nuk është falur në mënyrën e duhur.” (Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi).

4. Rukuja (përkulja)Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Përkuluni dhe bini në sexhde…!” (El-Haxh: 77). Gjithashtu, Pejgamberi (alejhi selam) rrinte i qetë në ruku dhe thoshte: “Plotësojeni rukunë dhe sexhden, se pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë vërtet ju shoh edhe pas shpinës sime kur bëni ruku dhe sexhde.” (Buhariu dhe Muslimi)

5. Ngritja nga rukuja dhe qëndrimi në pozicion të drejtë. Aishja (radijallahu anhu) ka transmetuar se kur Profeti (alejhi selam) e ngrinte kokën e tij nga rukuja, ai nuk binte në sexhde, derisa kurrizi i tij të drejtohej. (Buhariu dhe Muslimi)

6. Sexhdeja (ulja e ballit në tokë). Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Përkuluni dhe bini në sexhde…!” (El-Haxh: 77)
Gjatë këtij veprimi shtatë pjesë të trupit duhet ta prekin tokën: balli (duke përfshirë edhe hundën), shuplakat e duarve, gjunjët dhe këmbët. Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Unë jam urdhëruar që të bëj sexhde me shtatë pjesë të trupit: me ballin, (dhe ai tregoi hundën), duart, gjunjët dhe këmbët.” (Buhariu dhe Muslimi)
Sexhdeja e parë, qëndrimi ulur pas saj, sexhdeja e dytë si dhe arritja e qetësisë gjatë gjithë këtyre veprimeve, janë vepra të obliguara ( farz) në çdo rekat të secilit namaz të obliguar apo vullnetar. Me arritje të qetësisë nënkuptohet qëndrimi ulur derisa kockat kthehen në vendin e tyre të mëparshëm. 

 


  1. Ulja e fundit dhe shqiptimi i Teshehudit.

Praktika e Profetit (alejhi selam) tregon se kur bëhet ulja e fundit në namaz, personi i cili falet duhet të shqiptojë teshehudin.


  1. Dhënia e selamit në fund të namazit.

Aliu (radijallahu anhu) ka transmetuar se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Çelësi i  namazit është pastërtia. Njeriu hyn në namaz me tekbir dhe e lë këtë namaz me dhënien e selamit.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Tirmidhiu)

Nga Rifah ibn Rafi transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk është i plotë namazi i ndonjërit prej jush derisa të marrë abdes mirë ashtu siç e ka urdhëruar Allahu,  pastaj, të marrë tekbir (Allahu- ekber) dhe ta falenderojë e ta madhërojë Allahun, të këndojë çka të ketë  mundësi nga Kur’ani nga ajo që ia ka mësuar Allahu, pastaj, të marrë tekbir dhe të bie në ruku, të vendosë duart e tij te gjunjët derisa të gjitha gjymtyrët e tij të qetësohen e të lirohen, pas kësaj të ngrihet duke thënë semiallahu limen hamideh dhe të qëndrojë  në këmbë derisa çdo gjymtyrë të shkojë në vendin e vet e të qetësohet, pastaj le të marrë tekbir dhe të bie në sexhde duke e puthitur ballin e tij me tokën derisa të gjitha gjymtyrët të qetësohen e të lirohen, pastaj të marrë tekbir duke u ngritur (nga kjo sexhde) dhe të qëndrojë ulur duke e drejtuar mirë kurrizin, pastaj të marrë tekbir dhe të bie sërish në sexhde duke puthitur fytyrën e tij në tokë derisa të gjitha gjymtyrët të qetësohen e të lirohen. Nuk është i plotë namazi i ndonjërit prej jush derisa të mos veprojë kështu.” (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu)

Deri me tash jan 74306 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free