Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Papastertite


Papastertite


Papasterti konsiderohet cdo gjë të cilën natyra e shëndoshë e  konsideron të papastër dhe ruhet prej saj, dhe nëse ajo bie në rroba e pastron si p.sh urina dhe nevoja e madhe.
Në origjinë gjërat janë të pastra, kush i konsideron dicka si të papastër duhet ta argumentojë atë e nëse nuk sjellë argument duhet ta konsiderojë atë të pastër.Papastërtitë për të cilat ka argument janë:

1,2 – urina e njeriut dhe nevoja e madhe.Për nevojën e madhe kemi hadithin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka tënë: “Nëse dikush prej jush shkelë me nallet e tij në ndytësirë, për të dheu është pastërti” (Hadith Sahi)Ndërsa për urinën kemi hadithin e Enesit Allahu qoftë i kënaqur me të: “Një ditë një bediun urinoi në xhami e disa prej sahabëve u ngritën për ta ndaluar, i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të tha: Lëreni, kur e përfundoi bediuni, tha: Silleni një kovë me ujë dhe gjuajeni mbi urinë” (Muttefekun Alejhi)

3,4 – El Medhij dhe El Vedij.El Medhij është lëng i bardhë i hollë ngjitës, del gjatë epshit, ndoshta njeriu nuk e ndien, kjo ndodh tek meshkujt dhe femrat. Ky konsiderohet i papastër dhe për këtë i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka urdhëruar që të lahet organi prej tij.
Ndërsa El Vedij është lëng i bardhë i trashë i cili del pas urinës dhe është i papastër. Transmetohet se ibni Abbasi ka thënë: “Ujërat që dalin nga organi janë tre: El Menij (sperma), El Vedij (lëng i cili del pas urinës) dhe El Medhij (lëng i cili del gjatë epshit).
Nga El Menij (sperma) duhet larë i gjithë trupi, ndërsa nga El Vedij dhe El Medhij duhet larë vetëm organi dhe të mirret abdes për namaz.

5- Nevoja e kafshëve të cilave nuk iu hahet mishi.
Transmetohet se Abdullahu ka thënë: I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të deshi të kryejë nevojën, dhe tha: “Mi sill tre gurë. Unë i gjeta dy gurë dhe një bajgë të gomarit, i dërguari i mbajti dy gurët dhe e gjuajti bajgën e gomarit dhe tha: Kjo është e papastër” (Buhariu dhe ibn Maxhe)

6- Gjaku i mestruacioneve.
Transmeton Esma e bija e Ebu Bekrit se një grua ka ardhur te i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dhe i ka thënë: Ndodh që ndonjërës prej nesh i bie në rroba gjaku i mestruacioneve, si të veprojë? Ka thënë: E fshinë, pastaj e lanë me ujë e pastaj falesh” (Buhariu dhe Muslimi)

7- Jargët e qenit.
Ebu Hurejre Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Pastrimi i enës së ndonjërit prej jush nëse e lëpin qeni është të lahet shtatë herë, herën e parë të lahet me dhe” (Muslimi)

8- Ngordhësirat
Është ajo kafshë e cila ngordhë pa prerje të dispozitave të sheriatit. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kur të rexhet lëkura, pastrohet” (Muslimi)
Nga kjo përjashtohet:
1- Peshku dhe karkaleci, si argument kemi hadithin të cilin e transmeton ibni Umeri se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Na janë lejuar dy ngordhësira dhe dy gjakra, dy ngordhësirat janë peshku dhe karkaleci, ndërsa dy gjakra janë mëlqia dhe shpnetka” (Hadith Sahi)

2- Ngordhësirat të cilat nuk kanë gjak rrjedhës si miza, bubrreci, bleta e të ngjashme. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thën: “Nëse miza bie në enën e ndonjërit prej jush, ta fundosë komplet pastaj ta nxjerrë sepse në njërin krah gjendet sëmundja e në tjetrin shërimi” (Hadith Sahi)

3- Ashti i ngordhësirës, brinjët, qimja dhe pendla të gjitha këto konsiderohen të pastra, duke u bazuar në origjinën e tyre. Zuhriu ka thënë për ashtin e elefantit të ngordhur… etj, ka thënë: Kam takuar dijetarët e parë, se ata e përdornin ashtin e elefantit të ngordhur si kreher dhe lyheshin me ta” Hamadi ka thënë: “Nuk ka asgjë nëse përdoret panda e coftinës”  
Deri me tash jan 74280 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free