Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Llojet e haxhit


Llojet e haxhit




Dijetarët kanë një mendim të përbashkët për ligjshmërinë e të tria llojeve.

Haxhi është tre llojesh:
 1) Temettu
 2) Kiran dhe 
 3) Ifrad
Dijetarët kanë një mendim të përbashkët për ligjshmërinë e të tria këtyre llojeve. Aishja (radiallahu anha) ka treguar: “Ne u larguam nga  Medina me të Dërguarin e Allahut për të kryer Haxhin e Lamtumirës. Disa prej nesh e deklaruan ihramin për të kryer umrën, disa të tjerë deklaruan nijetet e tyre për të kryer haxhin bashkë me umrën, ndërsa disa të tjerë deklaruan ihramin e tyre për të kryer vetëm haxhin. Profeti (alejhi selam) deklaroi ihramin vetëm për haxhin. Sa për ata të cilët kishin për qëllim umrën, i jepnin fund ihramit sapo mbaronin ritet e umrës. Ata të cilët synonin të ndërthurnin haxhin me umrën ose ata që synonin të kryenin vetëm haxhin, nuk i jepnin fund ihramit të tyre deri në Ditën e Kurbanit, ditën e dhjetë të Dhul-Hixhes”.  (Transmeton Ahmedi, Buhariu, Muslimi dhe Maliku).

Temettu- Ndërthurja (bashkimi) e umrës dhe haxhit me një pushim në mes. Temetu  është kur pelegrini (haxhiu) hyn në gjendjen e ihramit për umre gjatë muajve të  haxhit (që janë Sheval, Dhul-kadeh dhe dhjetë ditët e para të Dhul-hixhes) dhe bën  umren e pastaj del nga gjendja e ihramit dhe hyn sërish në ihram për të kryer  haxhin nga Meka ose rrethinat e saj në ditën e tetë të Dhul-hixhes gjatë të njëjtit vit kur e ka bërë umren e tij. Quhet temettu sepse pelegrini ka përparësinë e kryerjes së haxhit dhe umrës në të njëjtin udhëtim pa iu dashur që të kthehet në shtëpi sepse pas umres ky pelegrin vazhdon veprimtarinë e tij normalisht. Ky haxh e obligon pelegrinin me therje të një kurbani.
Kur pelegrini arrin në Meke, ai bën tavafin dhe sain për umre dhe rruan ose shkurton flokët, pastaj, del nga ihrami. Më pas, në ditën e 8-te të Dhul-hixhes, ai vesh sërish ihramin vetëm për haxh dhe bën të gjitha veprimet e haxhit. Pra, temettu përfshin një umre të plotë dhe një haxh të plotë.

Kiran – Ndërthurja e haxhit me umren.
Në këtë lloj, pelegrini deklaron nijetin e tij për të kryer haxhin dhe umrën së bashku dhe kur bën telbijen, thotë: “O Allah! Unë i përgjigjem thirrjes tënde për të kryer  haxhin dhe umrën”. Një pelegrini të tillë i kërkohet që të qëndrojë në gjendjen e ihramit derisa të ketë kryer të gjitha ritet e umrës dhe të haxhit. Në haxhin Kiran  pelegrini e vesh ihramin për umre dhe haxh së bashku dhe nuk del nga gjendja e ihramit deri në ditën e kurbanit, ose hyn në gjendjen e ihramit për umre dhe pastaj përfshin haxhin me të para se të nisë tavafin. Ky lloj haxhi e obligon pelegrinin me therjen e një kurbani ose me agjërim për të varfërit, të cilët, duhet të agjërojnë tre ditë në Meke dhe shtatë ditë kur të kthehen nga haxhi në vendet e tyre.

Ifrad- Vetëm kryerja e haxhit.

Ifrad do të thotë që një pelegrin i cili synon të kryejë haxhin duhet të bëjë nijetin vetëm për haxh në kohën kur ndodhet në mikatin e tij. Në kohën që bën telbijen, ai duhet të thotë: Lebbejke bil-haxh! (O Allah! Unë i përgjigjem thirrjes Tënde për të kryer haxhin). Ai duhet ta mbajë rrobën e tij derisa të plotësohen të gjitha ritet e haxhit. Pastaj, nëse ky pelegrin dëshiron të kryejë umrën, ai mund ta bëjë këtë.
Në haxhin ifrad pelegrini qëndron i veshur me ihram deri në ditën e kurbanit.

Lloji më i mirë i haxhit është ai temettu. Profeti, alejhi selam, i ka këshilluar dhe nxitur sahabët e tij që të bëjnë haxhin temettu.

Deri me tash jan 74294 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free