Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Rregullat e kryerjes së nevojes


Rregullat e kryerjes së nevojes

 

Është mustehab për atë që dëshiron të hyjë në nevojtore që të thotë:
”All-llahume inni e’udhu bike minel hubuthi vel habaithi” Aliu radijall-llahu anhu transmeton nga Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve se-lem se ka thënë: “Kur njeriu hyn në nevojtore mbulesa e avretit të tij është thënia Bismilah. (Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu)
Mustehab është që kur të dalësh nga nevojtorja të thuash “Gufraneke”, ngase Resulullahu kur dilte nga nevojtorja thonte kështu, e kjo transmetohet nga Aishja dhe gjendet në koleksionet e Ibn Maxhes dhe Tirmidhiut. Dijetarët i tregojnë shkaqet për të cilat thuhet se është mirë të kërkohet falje gjatë daljes nga nevojtorja, njeriu gjatë qëndrimit në nevojtore është i penguar nga të përmendurit e Allahut gjatë asaj kohe, prandaj kërkohet falje kur të dalë.

Mustehab është që kur të hyjmë në nevojtore, të hyjmë me këmbë të majtë e të dilet me të djathtën, ngase e djathta është vepra më e ndershme dhe fisnike, kurse ana e majtë për vepra jo të ndershme.
Aishja radijall-llahu anha thotë: “Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve se-lem e donte anën e djathtë në të gjitha veprat e mira. Nëse kryhet nevoja në ndonjë hapsirë, është mirë që të largohet prej njerëzve që të mos shihet. Xhabiri radijall-llahu anhu thotë: “Dolëm me Muhamedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam në rrugë, e ai kur kreu nevojën u largua aq shumë sa që nuk shihej (e kështu vepronte gjithnjë)” (Ebu Davudi)

Nuk është e pëlqyer të zhveshen rrobat para se të ulet. “Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve selem kur ktyente nevojën nuk i zhvishte rrobat përderisa nuk ulej. (Ebu Davudi)

Njeriu që hynë në banjë nuk duhet të flas. Po ashtu ai nuk duhet t’i përgjigjet përshëndetjes apo të përsërisë fjalët e muezinit. Ai mund të flas vetëm nëse është e nevojshme një gjë të tillë. Ibn Omeri ka transmetuar se një burrë kaloi afër Profetit dhe e përshëndeti atë, ndërkohë që Profeti alejhi sel-lam po urinonte. Profeti alejhi sel-lam nuk ia ktheu atij selamin. Megjithatë, shumë dijatarë thonë që e të  folurit është vetëm diçka e papëlqyeshme dhe jo e ndaluar.

Nuk është e lejuar të kryhet nevoja në drejtim të Kiblës, e as duke ia këthyer shpinën asaj. Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të kryeni nevojën, mos u ktheni ka Kibleja, e as mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja ose perendimi” (Muslimi)
Ebu Ejjubi trgon: “kur shkuam në Sham i gjetëm nevojtoret (me mure) të ndërtuara në drejtim të Ka’bës, e ne lakoheshim pak dhe bënim istigfatë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Ndalohet kryerja e nevojës në rrugë dhe në vendpushim, sepse Muhammedi sal-la-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Firkësojuni dy të mallkuarve. Thanë: “E cilët janë ata? E ai sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam tha: “Ata janë që e kryejnë nevojën në rrugë (vendkalime të njerëzve) dhe vendpushime (nën hije)” (Davudi)
Është e urrejtur derdhja e urinës në banjo (vendin e larjes) dhe këtë duke u bazuart në transmetimin e Humejd Humejrit i cili ka thënë: “ E takova një person i cili kishte takuar Resulullahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ashtu siç kishte takuar Ebu Hurejren radijall-llahu anhu i cili thotë: “Resuluhhahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar të krehemi për çdo ditë dhe të derdhim urinë në vendin e larjes (banjo).” (Nasaaiu).
Ndahohet derdhja e urinës në ujë të palëvizshëm.”Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar derdhjen e urinës në ujë të palëvizshëm” (Muslimi)
Lejohet derdhja e urinës në këmbë, mirëpo të ulurit është më mirë. Derdhja e urinës ulur është më e dobishme ngase Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kështu vepronte. Aishja radijallahu anha thotë: “Kush thotë se Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka derdhur urinën në këmbë mos i besoni” (Nasaiu)

Është detyrë që të pastrohet organi praj urinës, transmetohet nga Abdull-llah Ibn Abbasi radijallahu anhuma i cili thotë se Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka kaluar pranë dy varrezave dhe në këtë rast ka thënë:
”Që të dy janë duke u dënuar, jo për një gjë të madhe. Njëri prej këtyre dyve nuk pastrohej prej urinës, kurse tjetri barte fjalët në mes njerëzve. (Buhariu dhe Muslimi)
Ndalohet përdorimi i dorës së djathtë gjatë pastrimit prej nevojes së madhe.
Pastrimi prej nevojës së madhe mund të bëhet me ujë, me gurë ose me diç të ngjashe, mirëpo përdorimi i ujit është më i mirë.
Enesi radijallau anhu thotë se Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem shkonte në nevojtore, kurse unë dhe një djalosh i çonim ujë, e Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pastrohej nga nevoja e madhe me ujë. (Buhariu dhe Muslimi)

Nuk lejohet të pastruarit prej nevojes së madhe me më pak se 3 gurë. I është thënë Selman el-Farisiut radijallahu anhu: Resuli juaj ju ka mësuar çdo send bile edhe si të kryeni nevojën. Po, na ka ndaluar të kthehemi në drejtim të Kiblës gjatë kryerjes së nevojës së madhe dhe të vogël dhe na ka ndaluar të pastrojmë nevojën e madhe me më pak se tre gurë dhe na ka ndaluar të pastrohemi me bajga (bagla) të kafshëve ose asht” ( Muslimi dhe Tirmidhiu)
Nuk lejohet pastrami nga nevoja e madhe me asht dhe bajkë. Xhabiri radijallahu anhu thotë: “Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka ndaluar pastrimin prej nevojës së madhe me asht dhe bajkë” (Buhariu dhe Muslimi).

Deri me tash jan 74306 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free