Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Emancipimi i femrës përmes Islamit


Emancipimi i femrës përmes Islamit


Ndryshe nga lëvizjet feministe, emancipimi i femrës në Islam nuk ka filluar nga femrat por është shpallur prej Allahut profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në shekullin e shtatë. Kur’ani dhe Hadithi ose Suneti i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) janë burim prej të cilave çdo femër muslimane nxjerr të drejtat e saj, përgjegjësitë dhe detyrat.Burrat dhe gratë janë të barabartë para Allahut; kjo ka të bëjë me kushtet e adhurimit, zbatimit të tyre dhe lartësimit të Tij. Gjithashtu, ata dënohen njësoj kur bëjnë ndonjë mëkat. Për shembull kur bëjnë amoralitet, si burri ashtu edhe gruaja marrin dënimin e njëjtë.
Allahu thotë në Kur’an:
“O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kinie frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa: 1)

Meqenëse që të dy - burri dhe gruaja vijnë prej esencës së njëjtë, ata janë të lidhur njësoj me të drejtat e njeriut. Gruaja  nuk mund të konsiderohet e ligë nga natyra (siç mund të mendojnë disa njerëz) se atëherë edhe burri duhet të jetë i ligë gjithashtu. Në këtë mënyrë, asnjëra gjini nuk mund të jetë superiore sepse do të ishte në kundërshtm me barazinë.

Islami gjithashtu iu jep grave shumë të drejta qytetare; gruaja muslimane ka lirinë themelore të zgjedhjes dhe të shprehjes bazuar në miratimin e personalitetit të saj individual. Së pari, ajo është e lirë për ta zgjedhur fenë e saj. Në një ajet të Kur’anit thuhet:
“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota…” (El Bekare: 256)
Në Islam, roli i femrës është i balancuar por i drejtë. Ajo është larguar nga detyrimi për ta mbajtur vetveten. Në vend të saj burri e merr këtë përgjegjësi, babai ose vëllai dhe madje edhe qeveria, nëse të tjerët nuk janë në dispozicion dhe të zgjuar të kujdesen për gruan dhe ta mbajnë atë financiarisht. Nëse ajo nuk dëshiron të punojë, ajo nuk e ka për detyrojë të punojë. Ajo e ka lirinë për të vendosur që të qëndrojë në shtëpi dhe ta kalojë kohën duke i rritur fëmijët e saj dhe duke u kujdesur për familjen, për jetën shoqërore dhe fetare. Sidoqoftë, nëse ajo dëshiron të punojë, ajo nuk është e ndaluar ta bëjë këtë. Në të vërtetë, Islami e ka nxitur gruan ta edukojë veten, ta njohë Allahun  dhe të drejtat e saj, pasi në këtë mënyrë ajo mund t’i edukojë fëmijët e saj. Ajo nuk duhet për t’i lënë fëmijët e saj pa udhëheqje dhe shembull. Veç kësaj asaj i është dhënë detyra më e ndershme në univers, ajo më shumë është nxitur për t’u bërë nënë.

Gratë muslimane kanë të drejtë t’i zgjedhin burrat e tyre dhe ta mbajnë mbiemrin e tyre pas martesës. Islami gjithashtu i nxit gratë të kontribuojnë me mendimet dhe idetë e tyre; ka shumë shembuj të grave të cilat ia ofruan mendimet e tyre rreth fesë, ekonomisë dhe çështjeve shoqërore Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Gjithashtu, dëshmia e gruas muslimane është e vlefshme në konfliktet gjyqësore.

Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kërkimi i diturisë është urdhër për çdo musliman (mashkull dhe femër).”

Kjo përfshin mësimin e Kur’anit dhe Hadithit si edhe shtimin e diturisë në shkencë dhe në shumë lëmi të tjera. Meqenëse që të dy burri dhe gruaja kanë aftësi për mësim dhe kuptim, gruaja muslimane duhet të marrë shkollim adekuat me qëllim që ta ngrisë  sjelljen e mirë dhe ta largojë sjelljen e keqe nga të gjitha sferat e jetës.

Megjithëse, mirëmbajtja e shtëpisë, mbështetja e burrit, kujdesi dhe mësimi i fëmijëve konsiderohen si përparësi për gruan, nëse ajo ka aftësi të punojë jashtë shtëpisë së saj për të mirën e familjes së saj ajo mund ta kryejë atë përderisa nuk i injoron detyrat kryesore të familjes së saj.

Veç kësaj, Islami tregon respekt të lartë për amësinë. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Xheneti shtrihet nën këmbët e nënës.”

Kjo nënkupton se suksesi i shoqërisë gjendet te nënat e mira. Prandaj, gruaja duhet të jetë e edukuar dhe e ndërgjegjshme me qëllim që të bëhet nënë e shkathtës.

Katërmbëdhjetë shekuj më parë Islami ia dha gruas të drejtën e votës. Në ndonjë çështje publike; gruaja muslimane mund të votojë mendimin e saj dhe të marrë pjesë në politikë. Kjo i përforcon të drejtat e gruas për ta zgjedhur udhëheqësin e tyre dhe të deklarohet publikisht për këtë.

Për shembull, Abdurrahman Ibn Aufi është këshilluar me shumë gra para se ta rekomandojë Othman Ibn Afanin të bëhej halife.

Përderisa kujdestaria dhe përgjegjësia kryesore financiare në Islam iu është dhënë burrave, gruaja muslimane ka privilegjin që të fitojë para, të drejtën për pasuri personale, të hyjë në kontratë legale dhe ta drejtojë tërë pasurinë e saj në mënyrën që dëshiron ajo. Ajo mund ta udhëheqë biznesin e saj dhe asnjëri nuk mund të kërkojë fitimin e saj duke përfshirë edhe burrin.
Allahu thotë në Kur’anin fisnik:
“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send.” (En-Nisa: 32)
Islami i çliroi gratë duke iu dhënë të drejta dhe detyra para 1400 vitesh të cilat shumë prej grave nuk i gëzojnë as sot, madje as në Perëndim. Këto detyra dhe të drejta janë dhënë nga Allahu dhe janë përcaktuar për ta mbajtur ekuilibrin në shoqëri; çka mund të duket e padrejtë ose që mungon në një vend është kompensuar ose shpjeguar në një vend tjetër sepse Islami është mënyrë e kompletuar e jetës.

Allahu thotë:
“Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Kur’an, El- Ahzabë: 36
Deri me tash jan 74282 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free