Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Dhjetë pëshpëritje për femrat


Dhjetë pëshpëritje për femrat


Për të gjitha ato të cilat e kundërshtojnë urdhërin e Zotit të tyre, dhe që e kanë grisur perden e tyre, e që dalin nga shtëpitë e tyre me veshje jo islame, ju bëj thirrje që t’i frikësohen Allahut të Lartësuar.

Pëshpëritja e parë: Motër besimtare, ty të cilën të ka begatuar Allahu me të mirat e Tij, ty të cilën të ka begatuar Allahu me dhuntinë e Islamit, falenderoje dhe lavdëroje Allahun, afrohu dhe bindju Atij, sepse bindja e urdhërave të Allahut është lumturi në këtë dynja dhe në ahiret, Allahu  i Lartësuar thotë: “… e kush e respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh” (El Ahzab: 71)

Pëshpëritja e dytë: Ruaje mbulesën dhe nderin tënd, se mbulesa është pastërti ndërsa nderi është dlirësi Allahu i Lartësuar thotë: “O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, kjo është më afër që ato të njihen (se nuk jane rrugaçe) e të mos ofendohen” (El Ahzab: 59)
Po shamia është bukuri dhe shenjë e femrës së pastër dhe të ndershme, eshtë argument i turpit të saj, është shenjë e dlirësisë së saj, është mbrojtje për të prej shejtanëve qofshin ato njerëz ose xhinn, prandaj motër kujdesu për mbulesën Allahu të mëshiroftë, sepse mbulesa është fshehtësia e lumturisë tënde.

Pëshpëritja e tretë: Ruaju ndaj atyre të cilët të bëjnë thirrje në zbulim të trupit tënd, sepse ata ta duan të keqen, bëhu mur i pashembur para mendimeve të tyre, kala e fortë para dëshirave të tyre. Po oj motër, turpi dhe nderi yt, ata i shqetëson dhe iu shkakton pagjumësi në shtretërit e tyre, dëshirojnë që të iu bashkangjitesh imoraleve të perëndimit, si shkak i shfryerjes së epsheve dhe dëshirave të tyre.
Pëshpëritja e katërt: Ruaje gjuhën tënde nga përgojimi dhe thashethemet, sepse t’i fshijnë veprat e mira, dhe ta humbin shpërblimin, i Lartësuari ka thënë: “… dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin, a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni…” (El Huxhurat: 12) si dhe largohu prej mexhliseve në të cilat gjenden mëkate të tilla, shpeshtoje të përmendurit e Allahut dhe leximin e Kuranit, sepse këto janë shkak për shpëtimin nga këto mëkate.

Pëshpëritja e pesta: Kujdesu në mësimin e rregullave të fesë, të këshilloj që të lexosh sa më shumë libra të dobishëm, prezanto në tubimet përmendjes së Allahut dhe të dijes. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kush merr rrugën për të kërkuar dije Allahu ia lehtëson rrugën për në xhennet.”

Pëshpëritja e gjashtë: Motër besimtare, akoma historia na kujton neve femrat fisnike të cilat kanë sakrifikuar me mundin dhe kohën e tyre, kanë edukuar njerëz të mëdhenj dhe trima, kanë kontribuar për edukimin e shembujve ndriçues, për këtë flet e gjithë bota, më herët kanë thënë: “Pas çdo edukimi të mirë gjendet një grua e mirë”

Pëshpëritja e shtatë: Motër e nderuar, kujdesu sa  më shumë për nafilet pasi që ta kesh falur farzin, bëhu bujare në shpenzimin për hir të Allahut, bëhu si femrat e gjeneratës së parë, që të fitosh xhennetin ku gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit dhe e tokës, Allahu i Lartësuar thotë: “Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj” (El Hadidë: 21) dhe thotë: “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën” (El Mutaffifin: 26), hapësira është e hapur, rruga është e gjatë, pajisu me furnizim të imanit (besimit), armatosu me  armën e bindjes ndaj Allahut, dhe premtimi është xhenneti.

Pëshpëritja e tetë: Motër e nderuar a e ke dëgjuar ngjarjen e Ummu Salih?Ka qenë grua e moshuar, kishte dëgjuar për vlerën dhe shpërblimin e madh të davetit (thirrjes në rrugë të Allahut të Lartësuar), mori fëmijët dhe shkoi në një fshat prej fshatrave, për t’i mësuar dhe këshilluar femrat e atij fshati. Ku janë femrat të cilat e pasojnë veprimin e saj? Allahu i Lartësuar thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja” (Ali Imran: 104).

Pëshpëritja e nëntë: Motër besimtare, akoma ka shumë prej femrave që kanë dëshirë kush të jetë pjesëmarrëse në brengat, mërzitjet dhe dhimbjet e tyre, ato kanë nevojë për besimtare si ti, prandaj afrohu afër motrave të tua, dhe ndihmoji në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar. Bëhu udhërrëfyese në të mirë dhe shpëtim.

Pëshpëritja e dhjetë: Të këshilloj që të lexosh jetëshkrimin e femrave besimtare të gjenertës së parë, të cilat janë shembull për ne, me të vërtetë në jetëshkrimin e këtyre femrave ka shembuj dhe mësime të shumta
Deri me tash jan 74292 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free