Dashuria… Fjalë e bukur… Të rinjtë sa herë që e dëgjojnë ju qeshin fytyrat. Dikush përkujton ditët e bukura që i kanë kaluar, një tjetër mediton për kohën që e pret, një tjetër pyet për dashurinë, një tjetër mban leksione për dashurinë e kështu me radhë, të gjithë të preokupuar për këtë ndjenjë, që sa i gëzon aq i mërzitë. Sikur t’ju pyesim për të dashurit tuaj si do të përgjigjeshit? Kjo pyetje ju duket e thjeshtë. Pyetje që pa e përfunduar kthehet përgjigjja! Shumë e lehtë kjo përgjigje… Me të vërtetë shumë e lehtë…
Është hequr nga mendjet se kush duhet të dashurohet më së shumti. Vlerësohen bukuritë dhe harrohet Ai që i ka krijuar ato. Mbahen leksione për dashurinë se si duhet të fillohet të rritet dhe të forcohet, por askush nuk mban leksion se kush meriton të dashurohet.
Tani po ju pyesim: A ka prej jush që ka zgjedhë për të dashur Krijuesin e tij dhe të gjithë universit sikur e zgjodhi Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij)? A ka dikush që ka zgjedhë të dashur të tij All-llahun, Krijuesin e gjithçkaje? A ka prej jush që mediton natën dhe ditën për Krijuesin e tij? A ka dikush që e prish gjumin duke u freskuar me ujë e duke kthyer zemrën dhe mendjen kah Krijuesi i tij? A ka dikush që mezi e pret takimin me të dashurin e tij?
Ka zëra që në veten e tyre thonë, po ka.
A e dini se kush janë këta? Besimtarët e sinqertë në kulmin e besimit të tyre, ku shkrinë dashurinë e tyre ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Në këtë gradë, çdo lëvizje dhe pushim, çdo shushuritje dhe shikim, flet për dashurinë ndaj Allahut, dashuri e cila e nxit në aktivitet, vepër dhe punë, luftë dhe sakrificë. Dashuria e robërve ndaj Allahut sjell dashurinë e Allahut ndaj tyre.
Sa bukur… Sa bukur të dojë Ai, që posedon gjithë mirësitë. Kështu që i tërë raporti jonë në ekzistencë me All-llahun është dashuri dhe vetëm dashuri.