Home
     Regjistrohu....!!
     Contact
     Komenti Juaj
     Krijuesi yne, All-llahu thot
     KOHËRAT E FALJES
     LLOJET E NAMAZEVE
     Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
     Çfare eshte Ramazani
     Haxhi
     Vajza Muslimane
     Çfare te themi kur...?
     ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
     Histori Islame
     Muslimanja
     Ajshja radiaAllahu anha
     Gënjeshtra
     8-Marsi Festa e Nenes
     Si e pranova Islamin
     Emra Musliman Femror
     Bamirësia ndaj prindërve
     Shkurtimi i namazit
     Përse falen namazet sunet para namazeve farze
     Falje me syze
     A është mëkat mungesa e gjatë e burrit prej bashkëshortes së tij
     100 vecorit e Muhamedit (a.s.)
     TABELA E REKATEVE
     DIALOGU ME SHEJTANIN
     Dita e gjykimi (kiametit)...
     SHENJAT E KIJAMETETIT???
     Dita e Xhuma
     Agjerimi Mburoje E Haramit
     Femra nën hijen e Islamit
     Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
     A dëshiron?
     Emra Musilam Mashkullor
     Falja E Namazit
     Edukata Me E Lart
     Si Duhet Te Sillemi Me Prinder
     10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
     Papastertite
     Të mirat shpirtërore dhe materiale të namazit të sabahut
     Rregullat para ngrënies
     Namazi pas kohës së caktuar (kaza)
     Rregullat e kryerjes së nevojes
     Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara
     Namazi i të sëmurit
     Festa e Kurban Bajramit
     Kurbani
     Llojet e haxhit
     Me çfarë pastrohet muslimani
     Haxhi, obligim fetar
     Mes’hi (fërkimi i çorapëve) dhe kush e zhvlerëson atë
     Veprimet e obliguara (farz) gjatë namazit
     Rëndësia e ruajtjes së namazit
     Zekati - shtyllë e Islamit
     Mehri, e drejtë e gruas
     Fik’hu duhani dhe shëndeti
     Dasmat islame
     ‘Dielli nuk mund te fshihet me gisht’
     Emancipimi i femrës përmes Islamit
     Pse femrat qajnë?
     Cfarë duan prej gruas?
     Grate e para ne Islam
     Për motrën e cila nuk është mbuluar akoma
     Dhjetë pëshpëritje për femrat
     I tha asaj…
     Dëmet e lakuriqësisë
     Vlera e mbulesës (hixhabit)
     Këshilla rreth fejesës
     Llojet e sëmundjeve
     Dashuria



- Dita e Xhuma


Dita e Xhuma
-
Dispozitat, edukata dhe mirësitë e saj, si dhe tërheqja e vërejtjes nga disa gabime që bëhen në të -
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Dita më e mirë në të cilën lind Dielli, është dita e xhuma. Ajo është dita në të cilën është krijuar Ademi (alejhi selam). Në këtë ditë, ai është futur në xhenet dhe në këtë ditë ka dalë prej tij. Dhe nuk ka për t'u bërë Kiameti veçse në ditën e xhuma." {Muslimi}

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi më oratorin e profetëve dhe të dërguarve, Muhamedin.

Allahu i Madhëruar e dërgoi atë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me udhëzim dhe fenë e vërtetë që ta nxirrte njerëzimin me lejen e Zotit të tij nga errësira e mosbesimit në dritën e besimit, prej errësirës së shirkut për në dritën e teuhidit (Njësimit të Allahut), prej errësirës së injorancës për në dritën e dijes dhe nga errësira e bidatit për në dritën e sunetit. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vazhdoi me vendosmëri në çështjen e Allahut dhe nuk e kthente atë asgjë që i dilte para. Këmbëngulës në arritjen e kënaqësisë së Allahut, askush nuk e pengonte dot atë, deri sa bota u ndriçua me shpalljen e tij, me dritë të fortë dhe vezulluese. Njerëzit hynë në fenë e Allahut grupe-grupe dhe thirrja e tij u shtri ashtu si dielli nëpër kontinente. Feja e tij e drejtë arriti atje ku arrin dita dhe nata, pastaj Allahu e mori atë për të përmbushur premtimin e dhënë në Librin e Tij të qartë, pasi që ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e komunikoi shpalljen, e kreu amanetin, e këshilloi popullin, luftoi në Rrugën e Allahut me një xhihad dhe përpjekje të vërtetë. Ai e ngriti Fenë dhe e la popullin e tij në rrugë të bardhë e të qartë për ndjekësit e saj: “Kjo është udha ime; unë ftoj për tek Allahu me dije të sigurt, unë dhe kushdo që më pason mua. Lavdi i qoftë Allahut dhe unë nuk jam prej idhujtarëve.” {Jusuf: 110}.

Vëlla musliman! Allahu i Lartësuar e dalloi këtë umet me veçori - tipare dalluese si dhe me mirësi të larta. Prej këtyre mirësive ishte edhe përzgjedhja që Ai i bëri ditës së xhuma si ditë feste për të gjithë muslimanët, ditë prej së cilës u privuan çifutët dhe të krishterët. Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Allahu i Madhëruar i privoi nga e xhumaja ata të cilët ishin para nesh. Çifutët kishin ditën e shtunë, ndërsa të krishterët ditën e diel, pastaj na zgjodhi ne dhe na udhëzoi me ditën e xhuma, dhe bëri që e xhumaja ta paraprijë të shtunën dhe të dielën, e gjithashtu ata janë pas nesh ditën e Kiametit. Ne jemi të fundit prej banorëve të dynjasë dhe të parët në ditën e Gjykimit; dhe do të jemi ne ata të cilët do ta përfundojmë dhënien e llogarisë më parë se të gjitha krijesat"


1. Sh.P.
2. Muslimi.

- Dita e xhuma, ditë adhurimi (devocioni)

Hafidh Ibën Kethir (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Është quajtur e xhumaja me emrin "Xhuma", sepse ajo e ka prejardhjen/buron prej grumbullimit (që bëhet atë ditë). Pasuesit e islamit (muslimanët) grumbullohen çdo javë në këtë institucion të madh. Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët që të grumbullohen për ta adhuruar Atë. I Lartësuari thotë:

"O ju që keni besuar! Kur të bëhet thirrja për falje ditën e xhuma, nxitoni me zell te përkujtimi i Allahut." [Xhumua,9].

Që do të thotë: Përkushtojuni me devocion dhe ngazëllim shkuarjes në xhami për faljen e xhumasë, e nuk është për qëllim ecja me ngutje dhe nxitim, pasi për mospëlqimin e kësaj të fundit ka ardhur argument i qartë. El Hasani thotë: "Jo, pasha Allahun, nuk është për qëllim nxitimi i këmbëve, pasi nuk na lejohet të shkojmë për faljen e namazit, por veçse me qetësi dhe përulje; dhe për qëllim është: të nxituarit me zemër, me nijet dhe me frikërespekt." Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "Dita e xhuma është ditë adhurimi dhe vlera e saj në krahasim me ditët e tjera është si vlera e muajit të Ramazanit ndaj muajve të tjerë. Ndërsa ora në të cilën në të pranohet lutja është si nata e Kadrit në Ramazan."

- Prej mirësive të ditës së xhuma

1. Ajo është dita më e mirë.

Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë:

"Dita më e mirë në të cilën lind Dielli është dita e xhuma. Ajo është dita në të cilën është krijuar Ademi (alejhi selam). Në këtë ditë, ai është futur në xhenet dhe në këtë ditë ka dalë prej tij. Dhe nuk ka për t'u bërë Kiameti veçse në ditën e xhuma."

2. Përfshirja në të e namazit të xhumasë i cili është prej obligimeve më madhore të fesë islame dhe prej grumbullimeve madhështore të muslimanëve. Kush e lë atë me shpërfillje Allahu i Madhëruar ia vulos atij zemrën; ashtu siç ka ardhur edhe në hadithin e saktë të cilin e transmeton Muslimi.


3. “Tefsiri i Ibën Kethirit” vëll. IV fq. 385-386.
4. “Zadul Mead” vëll. I fq. 398.
5. Muslimi.

3. Në të është një orë në të cilën pranohet lutja.

Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Me të vërtetë në ditën e xhuma është një orë të cilën nuk e prezanton ndokush prej muslimanëve, e duke qenë në namaz ai i drejtohet Allahut me lutje, veçse Ai do t'ia japë atë për të cilën ai lutet."

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) pasi përmend mospajtimin për përcaktimin e kësaj ore thotë: "Dominojnë në këtë çështje dy mendime, të përfituara prej haditheve të sakta:

E para: Ajo orë është prej uljes së imamit e deri në përfundim të namazit, duke u argumentuar për këtë në hadithin e Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ku transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ajo orë është ndërmjet uljes së imamit dhe përfundimit të namazit"

Ndërsa fjala e dytë: Ajo orë është pas ikindisë, e ky është mendimi më i saktë.

4. Sadakaja në këtë ditë është më e mirë se sadakaja e dhënë në ditët e tjera.

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "Sadakaja e dhënë në këtë ditë në krahasim me ditët e tjera të javës është si sadakaja e dhënë në muajin e Ramazanit në krahasim me muajt e tjerë."

Në hadithin e Keabit transmetohet: "Dhe sadakaja në këtë ditë është më madhështore në krahasim me sakadanë e dhënë në ditët e tjera."

5. Në këtë ditë Allahu i Madhëruar u shfaqet të dashurve të Tij besimtarë në xhenet.

Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në lidhje me Fjalën e Allahut të Madhëruar: "E te Ne ka edhe më shumë." [Kaf, 35] thotë: "Allahu i Madhëruar u shfaqet atyre çdo xhuma."

6. Ajo është festë e cila përsëritet çdo javë.

Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Me të vërtetë kjo ditë është festë. Allahu i Lartësuar e bëri këtë për besimtarët. Kush vjen ditën e xhuma le të lahet."


6. Mutefekun alejhi.
7. Muslimi.
8. "Zadul Mead" vëll.I, faq.398, 390.
9. Sahih, Meukuf, por që merr gjykimin e merfuit.
10. Ibën Maxheh, hadithi gjendet në "Sahihu et Tergib".

7. Ajo është ditë në të cilën fshihen të këqijat.

Nga Selmani transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Pastaj falet aq sa ia ka caktuar Allahu, e kur imami fillon të ligjërojë dëgjon me vëmendje, veçse i falen atij të këqijat ndërmjet asaj xhumaje dhe xhumasë tjetër."

8. Xhehenemi nxehet/flakëron çdo ditë të javës përveç ditës së premte.

9. Kush ecën për në (ditën e) xhuma, për çdo hap që bën ka shpërblimin si të kishte agjëruar dhe falur namaz një vit.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush lahet dhe bën që të lahet në ditën e xhuma, shkon herët dhe nxit për shkuarjen herët, si dhe i afrohet imamit dhe e dëgjon me vëmendje; për çdo hap që ai hedh ka shpërblimin e agjërimit të një viti dhe shpërblimin e namazit të natës të një viti. Dhe kjo për Allahun e Madhëruar është shumë e lehtë."

10. Vdekja ditën e xhuma apo natën e saj është prej shenjave të përfundimit të mirë.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk vdes ndokush prej muslimanëve ditën e xhuma apo natën e xhuma, veçse Allahu i Madhëruar e mbron atë nga sprova e varrit."

- Dispozitat dhe rregullat e ditës së xhuma

1. Është e pëlqyeshme që imami në sabahun e ditës së xhuma të lexojë të plota suret "Es Sexhde" dhe "El Insan", ashtu siç vepronte edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

2. Është e pëlqyeshme që njeriu në këtë ditë t'i shtojë salavatet mbi të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).


11. Buhariu
12. E transmeton Ahmedi dhe autorët e Suneneve. E ka cilësuar të saktë Ibën Huzejme.
13. E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu. El Albani e vlerëson si të saktë këtë hadith.
14. Ndërsa një pjesë e mirë të imamëve të xhamive e kanë lënë pas dore këtë gjë, pra leximin e sureve “Es Sexhde” dhe “El Insan” për namazin e sabahut të ditës së xhuma. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).{Sh.P}

3. Namazi i xhumasë është obligim për çdo musliman mashkull, i lirë nga robëria, që ka arritur pjekurinë dhe që është vendas.

4. Larja (gusli) në ditën e xhuma është prej udhëzimit të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur të vij ndonjëri prej jush për në xhuma, le të lahet."

5. Parfumosja me erë të mirë, përdorja e misvakut dhe veshja e rrobave më të mira është prej edukatës së muslimanit në ditën e xhuma.

6. Është e pëlqyeshme shkuarja herët për në namazin e xhumasë dhe kjo është sunet i cili thuajse është lënë në harresë, e Allahu e mëshiroftë ripërtëritësin e tij.

7. Është e pëlqyeshme që muslimani në këtë ditë të jetë i preukupuar me namaz, dhikër dhe me leximin e Kuranit derisa të dalë imami për të ligjëruar.

8. Është detyrë heshtja si dhe qenia i vëmendshëm gjatë ligjëratës.

Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Dhe kush flet, atëherë ai prej xhumasë nuk përfiton asgjë."

9. Është e pëlqyeshme leximi i sures "El Kehf" në ditën e xhuma.

Kjo duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Kush e lexon suren "El Kehf" në ditën e xhuma i jepet atij shkëlqim prej drite ndërmjet dy xhumave."

10. Është i urryer veçimi i ditës së xhuma me agjërim dhe i natës së saj më namaz nate.

Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Mos e veçoni natën e xhuma me namaz nate dhe mos e veçoni ditën e saj me agjërim nga ditët e tjera, përveç nëse ajo qëllon ditë prej ditëve që dikush prej jush agjëron."


15. Ahmedi.
16. E transmeton El Hakimu dhe El Bejhakiu. El Albani (Allahu e mëshiroftë!) e vlerëson si të saktë këtë hadith.
17. Muslimi.

11. Sunetet mbas namazit të xhumasë.

Është transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Ka qenë që falte pas namazit të xhumasë dy rekate."

Gjithashtu transmetohet se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëronte se kush ishte që u falte në xhami të falte mbas namazit të xhumasë katër rekate."

12. Nëse muslimani futet në xhami në ditën e xhuma dhe imami është duke ligjëruar, le të falë dy rekate të lehta para se të ulet.

13. Është e pëlqyeshme që imami në namazin e xhumasë të lexojë suret "El Xhumua" dhe "El Munafikun".

14. Është e ndaluar shitblerja në ditën e xhuma duke u bazuar në Fjalën e Allahut të Lartësuar: "…e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini." [El Xhumua,9].

Qëllimi këtu është për shitblerjen që bëhet pasi është thirrur ezani që lajmëron futjen e kohës së namazit të xhumasë. [Sh.p].

- Disa prej gabimeve që bëhen në ditën e xhuma

1. Lënia që disa prej njerëzve i bëjnë namazit të xhuma apo shpërfillja që tregojnë ndaj tij.

3. Qëndrimi zgjuar deri natën vonë, gjë e cila bëhet shkak për mosfaljen në kohë të namazit të sabahut, e në këtë mënyrë e nisin ditën e xhuma më njërin prej gjynaheve të mëdha (mosfaljen e namazit në kohë).


18. Mutefekun alejhi.
19. Muslimi.
20. Është për të ardhur keq për disa imamë të cilët i ka pushtuar injoranca që, kur ndonjëri prej muslimanëve vjen në ditën e xhuma në xhami dhe fal dy rekate sunete në kohën që imami është duke ligjëruar, dhe kjo është prej udhëzimit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), imami e ndërpret ligjërimin dhe i tërheq vërejtjen falësit nga falja e këtyre dy rekateve. E kjo është prej injorancës se këtyre imamëve. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhrin e të Dërguarit (Sunetin e tij, me rrugën e tij, zbatimin në jetë të urdhrave të Allahut, të Islamit), që të mos bjerë mbi ta ndonjë fitneh (mosbesim, sprovë, vështirësi, ose fatkeqësi, tërmet, vrasje, nënshtrim nga tiranë etj), ose t’u jepet një ndëshkim i dhimbshëm." [En Nur, 63] {Sh.p}


4. Neglizhenca në prezantimin e hutbes së xhumas, saqë disa prej njerëzve vijnë gjatë hutbes ose gjatë namazit.

5. Lënia e larjes (guslit) për xhuma, mosparfumosja me aroma të mira, mospërdorimi i misvakut si dhe lënia e veshjeve të rrobave të mira.

6. Shitblerja pas ezanit të xhumasë.

7. Ulja e disa njerëzve në fund, duke lënë kështu pa plotësuar rreshtat e parë.

8. Të kërkosh prej dikujt të ngrihet në mënyrë që t'ia zësh vendin.

Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Të mos e ngrejë ndonjëri prej jush vëllain e tij nga vendi ku është ulur ditën e xhuma, duke synuar t'ia zërë vendin, por me mirësjellje le të thotë: zgjerohuni."

9. Bezdisja e të pranishmëve, ndarja midis dy vetave si dhe ngushtimi i tyre.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha një personi i cili kalonte mes njerëzve, ndërkohë që ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke ligjëruar: "Ulu, se me të vërtetë dëmtove dhe u vonove"

10. Ngritja e zërit në biseda dhe në leximin e Kuranit.

11. Dalja prej xhamisë pas ezanit pa asnjë arsye.

12. Shpërqëndrimi gjatë kohës që imami mban hutben duke mos qenë i vëmendshëm në atë që ai thotë.

13. Lëvizjet e shumta gjatë namazit si dhe të nxituarit për të dalë nga xhamia pas dhënies së selamit nga imami.


21. Muslimi
22. Ibën Maxheh. Hadithi gjendet në "Sahihu et Tergib ue et Terhib".


- Gabimet e ligjëruesit

1. Zgjatja e ligjërimit dhe shkurtimi i namazit.

Duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Zgjatja e namazit dhe shkurtimi i hutbes është prej zgjuarsisë (fikhut) të imamit (d.m.th. prej shenjave të zgjuarsisë së tij). Prandaj zgjateni namazin dhe shkurtojeni hutben. Me të vërtetë prej oratorisë ka edhe mashtrim."

2. Mungesa e përgatitjes mirë për ligjërim si dhe mos përzgjedhja e tematikës së përshtatshme.

3. Gabimet e shumta gjuhësore.

4. Përmendja nga ana e disa ligjëruesve në hutbe hadithe të dobëta, të shpikura e fjalë të pabaza.

5. Kufizimi i disa ligjëruesve në hutben e dytë vetëm me lutje, duke iu bërë kjo gjë zakon.

6. Mungesa e të përmendurit gjatë hutbes ndonjë pjesë (ajete) prej Kuranit.

Bintu Haritheh bin en Numan ka thënë: "Nuk e kam mësuar përmendësh (suren "Kaf, uel kuranil mexhid…" [Kaf] veçse prej gojës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pasi ligjëronte me këtë sure çdo xhuma."

7. Mungesa e ndikimit/influencës (gjallërimit) nga ana e disa ligjëruesve me hutbet e tyre tek pjesmarrësit.

Nga Xhabir bin Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Ka qenë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që, kur ligjëronte, i skuqeshin sytë, e ngrinte zërin si dhe ashpërsohej zemërimi i tij, thuajse po lajmëronte ardhjen e ushtrisë (së armikut)."


23. Lënia nga ana e hatibëve të fjalimit hapës: Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Atë falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Lusim Allahun të na ruajë nga të këqijat e vetëve dhe punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu askush nuk mundet ta humbasë dhe atë që Ai e humbet, askush nuk mundet ta udhëzojë. Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë!"
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj i Cili ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm dhe pastaj krijoi prej tij shoqen e tij e prej atyre të dyve shtoi burra e gra të shumtë! Kini frikë Allahun me të Cilin ju kërkoni të drejtat tuaja dhe ruajeni farefisin! Allahu është Mbikëqyrës mbi ju."
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe flisni fjalë të drejta e të vërteta! Kështu, Ai jua rregullon juve punët tuaja dhe jua fal gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur fitoren më të madhe."
Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Punët më të këqija janë shpikjet në to, çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr.
Kjo parathënie ndryshe njihet me emrin: "Hutbetul haxheh". Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka shkruar një libër me titull "Hutbetul haxheh" ku ka mbledhur të gjitha hadithet e transmetuara rreth kësaj teme. Ndërsa tri ajetet nga surja "Ali Imran" "En Nisa" dhe "El Ahzab" nuk thuhen gjithmonë, por ndonjëherë. Gjithashtu prej gabimeve është edhe thënia nga ana e disa ligjëruesve gjatë hutbes: Kale Allahu teala bade eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim … pastaj thonë ajetin që kanë për qëllim. Një gjë e tillë është gabim. Shejh Mesh'huri (Allahu e ruajt!) është pyetur në lidhje më këtë gjë dhe ka thënë: "Një gjë e tillë nuk lejohet, sepse nëse do themi "Kale Allahu teala bade eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim, atëherë nga kjo kuptohet që Allahu i Madhëruar mbrohet me Veten e Tij prej shejtanit të mallkuar, kjo gjë është gabim (Kujdes!!!) Por ajo që duhet të themi në fillim është: eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim, kale Allahu… dhe themi ajetin për të cilin kemi qëllim." Mbaroi fjala e shejhut. {Sh.p}
24. Muslimi
25. Muslimi
26. Muslimi
Deri me tash jan 74289 visitors Powerd By Festim Dermaku/Te Gjitha Drejtat E Rezervuara...

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free