“Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!” (Kevther: 2)
Kurban quhet bagëtia që e thërret paraditen e ditës së Kurban Bajranit për t’u afruar tek Allahu i Madhërishëm. Është kafshë që therret për hir të Allahut, gjatë ditëve të Bajramit. Thotë Allahu në Kuran: “E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të Allahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përnendeni emrin e Allahut…” (El-Haxh:36). Me prerjen e kurbanit shprehet devotshmëria ndaj Allahut, ngase Allahu nuk ka nevojë për mish e as për gjak. Allahu thotë në Kuran: “Tek Allahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre,por te Ai arrin bindja (devotshmwria) e juaj…” (El-Haxh:37)
Për vlerën e madhe të kurbanit, dëshmon thënia e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të: ”Ditën e Kurban Bajramit, njeriu nuk bën punë më të dashur tek Alalhu, sesa derdhjen e gjakut (të kurbaneve). Vërtetë kurbani do të vijë në ditën e Kijametit me brirët, leshin dhe thundrat e tij. Para se të bjerë në tokë, gjaku i tij bie në një vend tek Allahu, prandaj pastroni me to veten tuaj.” (Përzgjedhur nga Ibn Maxhe Tirmidhiu, i cili e konsideron të mirë)
Kur e pyetën të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, se pse bëhen këto kurbane, ai u përgjigj:
”Është suneti (Tradita) i babait tuaj, Ibrahimit.” Ata i thanë: “çfarë përfitojmë ne prej tyre?” Ai i tha: “Për çdo qime, një të mirë.” – “Po leshin?” – e pyetën. Ai i tha: “ Për çdo qime leshi, një të mirë.” (Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili thotë se është hasen)
Nëse planifikon të bësh kurban
Për atë që do të bëjë kurban urrehet shumë që të presë flokët apo thonjtë e tij, pasi ka dalë hëna e muajit dhul-hixheh, deri sa të bëjë kurbanin, bazuar në thënien e Profeti ( alejhi selam); “Kur të shihni hënën e re të muajit dhul-hixheh, nderkohë që keni planifikuar të bëni kurban, mos i prisni flokët dhe thonjtë, derisa të bëni kurbanin.” Përzgjedhur nga Muslimi.
Nëse dikush vendos për të bërë kurban pasi ka hyrë muaji i dhulhixhes, atëherë që nga koha kur bën nijet derisa ta therë kurbanin zbaton ato që thamë më lart.
Dispozitat e therrjes së kurbanit
Therrja e kurbanit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për ata që kanë mundësi materiale. Kjo bazohet në thënien e Allahut të Madhëruar:
”Andaj, ti falu dhe prej kurban per hire te Zotit tend!” (Kevther: 2) ose në thënien e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të: “Kush ka mundësi të therrë kurban e nuk therr, mos t’i afrohet xhamisë sonë”. (Transmeton Ibn Maxhe)
Nga kjo nënkuptohet se ai i cili ka mundësi të therr kurban e nuk e bën këtë nuk do t’i sjell dobi as falja e namazit të tij (falja e namazit të Kurban Bajramit) pasi që e ka lëshuar një vaxhib. Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibn Selim radijall-llahu anhu se ka thënë: Ishim me të Dërguarin e sal-lalll-lhu alejhi ve sel-lem në Arafat e ai tha: “O ju njerëz, çdo familje e ka obligim të therrë kurban për çdo vit.” (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Nasaiu).
Po ashtu i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush e ka bërë kurbanin para namazit, le ta përsërisë” (Buhariu, Muslimi)
dhe thënien e Ebu Ejub Ensariut: ”Në kohën e profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, çdo njeri bënte kurban delen për veten dhe familjen e tij.” (Përzgjedhur nga Tirmidhiu)
Disa arsye të ligjësimit të kurbanit
1. Afrimi tek Allahu i Madhëruar, pasi Ai thotë:
” Thuaj: Me të vërtetë që namazi, kurbani, jeta dhe vdekja ime, janë vetëm për Zotin e botërave, e për askënd tjetër.“ (En’am:162:163)
2. Ringjallja e sunetit të imamit të monoteistëve, Pejgamberit Ibrahim, paqja dhe bekimi i Allhut qofshin me të. Allahu e urdhëroi atë të bëntë kurban djalin e tij, Ismailin, por më pas, në vend të birit, Allhu i solli një dash për ta flijuar
3. Bolloku në familje Ditën e Bajramit dhe përhapja e mëshirës për të varfërit dhe të vobektit.
Kafsha e kurbanit
Kafshët që theren për kurban mund të jenë: bagëtitë, qofshin ato të trasha apo të imëta pra: lopët, devetë, delet, dhitë. Kafsha për kurban duhet të jetë dy vjeçare përveç deles. Përsa i përket deles, mund të bëhet kurban edhe një qingj gjashtë muajsh por të jete i majmë dhe i shëndetshëm. Muslimi në Sahihun e tij transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Therni vetëm ato dele që e kanë mbushur vitin, e nëse nuk keni mundësi, therni gjashtë muajshe.”
Ndërsa deveja duhet të jetë të paktën pesëvjecare. Lopa duhet të jetë dy vjecare dhe dhia të jetë të paktën njëvjecare. Nëse është nga dhentë, kafsha për kurban duhet të ketë mbushur vitin ose afërsisht një vit. Nga kafshët e tjera, dhitë, lopët, dhe devetë pranohen vetëm dhia që ka mbushur një vit dhe ka hyrë për dy, deveja që ka mbushur katër vjet dhe ka hyrë për pesë, lopa që ka mbushur dy vjet dhe ka hyrë për tre, bazuar në thënien e Profetit ( alejhi selam): “Therni vetëm kafshët e moshuara. Nëse nuk keni tjetër, therni bagëti me lesh (dele) që janë pranë mbushjes së vitit.” Përzgjedhur nga Muslimi.
Imam Neveviu në librin “ Sherh Sahih Muslim “ 7/132 ka thënë: “ Shumica e dijetarëve e kanë lejuar të theren dele që jane pranë mbushjes së vitit, edhe duke pasur kafshë të tjera të moshuara.”
Kafsha e kurbanit duhet të jetë e shëndetshme dhe pa asnjë të metë fizike. Pra, nuk duhet të jetë me një sy, nuk duhet të çalojë, nuk duhet të jetë me zgjebe apo shumë e dobët dhe e pafuqishme. Profeti alejhi selam ka thënë: “Katër lloje kafshesh nuk theren për kurban: ato që kanë verbëri të dukshme, shumë të sëmurat, kafshet që calojnë dukshëm dhe kafshët shumë të dobëta, pa palcë në kocka.” Përzgjedhur nga Tirmidhiu, i cili e konsideron të vërtetë.
Kurbani më i mirë është dashi me brirë, i bardhë me pulla të zeza rreth syve të tij dhe në këmbë, pasi një i tillë i ka pëlqyer edhe Profetit alejhi selam.
Koha e therrjes së kurbanit
Koha e therrjes së kurbanit fillon në mëngjesin e ditës së Kurban-Bajramit, pas faljes së namazit të Bajramit, dhe para kësaj kohe nuk ka më vlerën e kurbanit. Lejohet që kurbani të vonohet deri ditën e dytë dhe të tretë pas Bajramit, bazuar në transmetimin: “Therrja lejohet në të gjitha ditët e Teshrikut.” (Përzgjedhur nga Ahmedi)
Në therrjen e një lope për kurban mund të marrin pjesë shtatë përsona, në deve dhjetë persona ndërkaq delja mund të therret për një përson dhe familjen e tij.
Si duhet therrur kurbani
Gjatë therrjes së kurbanit duhet bërë BISMILAH ngase kurbani i cili therret pa bërë BISMILAH nuk lejohet të hahet. Allahu thotë në Kuran: “Ju hani nga ajo që (është therrur) është përmendur emri i Allahut…dhe mos hani nga ajo që (para therrjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut, vërtetë ajo (ngrënia) është mëkat”. (El-En’am:118-121).
Po ashtu transmeton Rraf’i ibn Hadixh radijall-llahu anhu se Pejgamberi sal-lall-llhu alejhi ve sel-lem i ka thënë atij: “Çka është derdhur gjak dhe është përmendur Allahu, haje (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).
Po ashtu është e preferuar që kurbani të kthehet kah kibla dhe të veprohet siç ka vepruar Pejgamberi nga Xhabir ibn Abdull-llahu radijall-llahu anhu se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka therrur dy desh të mirë, e para se t’i therrë i ka drejtuar kah kibla dhe i ka cituar këto ajete kuranore nga sureja El-En’amë: “Unë kam drejtuar fytyrën time kah Ai që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera: unë nuk jam prej atyre që i përshkruajmnë shok!”, Sid he ajetin tjetër: “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allhun Zotin e botëve! Ai nuk ka shokë, me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve!” Dhe ka thënë: “O Zot prej teje (jam urdhëruar), për Ty po e therri këtë kurban, nga Muhammedi sal-lall-llhu alejhi ve sel-lem dhe familja e tij. BISMIHAH, ALL_LLHU EKBER dh pastaj e therri”. (Transmeton Ebu Davudi)
Po ashtu kurbani duhet të therret në mënyrën më të lehtë, e për këtë duhet të mbrehet thika mirë, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtetë Allahu ka obliguar mirësinë për çdo gjë, prandaj kur të vriteni, vriteni me njerëzit dhe kur të therreni, theni me njerëzi. Çdo kush prej jush duhet së pari ta mprehë thikën dhe ta qetësoj kafshën për therrje”. (Transmeton Muslimi).
Sasia e mishit që duhet të hahet nga kurbani
Një person që bën kurban mund ta kunsumojë, pa kufizim, çfardo saie mishi që mund të dëshirojë. Po ashtu, ai mund të falë apo japë për bamirësi sasinë që mund të dëshirojë. Disa prej dijetarëve kanë thënë se një person mund të haj gjysmën dhe të japë gjysmën tjetër për bamirësi, ndërsa të tjerë kanë thënë se mishi duhet të ndahet në tri pjesë: njërën pjesë mund ta mbajë për vete, një pjesë tjetër ta shpërndajë dhe pjesën tjerër të mbetur ta japë për bamirësi.
Shpërblimi i kasapit
Kasapi nuk shpërblehet duke i dhënë pjesë nga kurbani. Shpërblimin duhet ta japim vetën nga vetja jonë (jo nga kurbani).